Adresa :Rr.”Zija Shemsiu”, pn. 60000 Gjilan

Tel :+381 280-390-112

E-mail :info@uni-gjilan.net



FAQ
  • Si të qasemi në sistem?

    Për t’u qasur ne llogarinë e juaj, ju duhet te klikoni linkun Qasja, ku pas klikimit në këtë link na paraqitet një formë, në të cilën ju duhet të shënoni numrin tuaj personal në fushën Përdoruesi si dhe të njëjtin numër e shënoni edhe tek Fjalëkalimi nëse nuk e keni ndryshuar.

  • Si të resetoj fjalëkalimin nëse e kam harruar atë?

    Klikoni në linkun “Keni harruar fjalëkalimin”, dhe plotësoni fushat Përdoruesi dhe Email. Pastaj qasuni tek email-i juaj dhe klikoni ne linkun që ju është dërguar. Në formën që do t’ju hapet shënoni fjalëkalimin e ri.

  • Si ta shikoj profilin tim?

    Pasi të qaseni ne sistem, klikoni tek emri juaj që shfaqet lart në ekran. Në listën rënëse klikoni linkun “Profili” dhe do t’ju hapet profili juaj.

  • Si duhet ta regjistroj një lëndë dhe si duhet ta fshijë atë nëse e kam regjistruar gabim?

    Pasi të jeni qasur, klikoni tek menyja Lëndët dhe pastaj tek nën menyja Zgjedh lëndët obligative zgjedhore dhe zgjidhni semestrin ku do t’i regjistroni/fshini lëndët. Pastaj për regjistrim klikoni butonin “Regjistro” ndërsa për fshirje klinoni butonin “Fshije”.

  • Ku duhet të paraqes provimet dhe ku mundem t’i shikoj rezultatet e provimeve?

    Paraqit provimet është nën meny e Fletëparaqitjes përmes së cilës, nëse e kemi të hapur afatin për paraqitje e provimeve, ju mund të paraqitni provimet të cilat dëshironi t’i kryeni në afatin përkatës. Lista e rezultateve është nënmeny e Fletëparaqitjes përmes së cilës studenti mund t’i shikoj provimet të cilët i ka kryer në afatet përkatëse.

  • Ku mundem ta shikoj transkriptën time të notave?

    Transkripta e notave është nënmeny e menysë Tjera... përmes së cilës studenti mund t’i shikojë të listuar të gjitha provimet e kryera, notën mesatare dhe totalin e kredive.

  • Nëse dëshiroj të transferoj një notë, si duhet ta bëj kërkesën në sistem?

    Kërkesat për transferim të notave është nën meny e menysë Tjera... përmes së cilës studenti mund të bëjë kërkesë, përmes sistemit, që t’i numërohet ndonjë provim të cilin e ka kryer në ndonjë fakultet tjetër. Kjo kërkesë e bërë nga studenti do të shqyrtohet nga dekani i fakultetit.

  • A mundem të shkarkoj plan programin mësimorë për vitet e mia akademike?

    Plan programet është nën meny e menysë Tjera... përmes së cilës studenti mund të shikojë se në çfarë plan programi të fakultetit jemi të regjistruar si dhe ta shkarkoj atë nëse dëshirojmë.

  • Ku duhet ta shikoj temën time të diplomës?

    Tema e diplomës është nënmeny e menysë Tjera... ku përmes kësaj forme studenti shikon titullin e temës së diplomës që e kanë caktuar së bashku me mentorin e temës.

  • Nëse dëshiroj të shkarkoj ndonjë rezultat apo material mësimorë, si mundem ta bëj këtë?

    Shkarko rezultatet është nën meny e menysë Shkarko përmes së cilës studentit i listohen rezultatet varësisht nga afati i zgjedhur dhe i mundësohet shkarkimi i tyre. Ndërsa përmes Shkarko materialet mësimore cilës studentit i listohen materialet dhe mundësia e shkarkimit varësisht nga Semestri.

Close